Ndërlidhjet

BRUKSEL


Udhëheqësit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë fokusuar në çështjet e buxhetit të Unionit për periudhën 2007 – 2013, në ditën e dytë të takimit që po mbahet në Bruksel.
Mosmarrëveshjet rreth buxhetit vazhdojnë, veçanërisht rreth çështjes së rikompensimit të Britanisë, që kap një vlerë prej afro 5 miliardë eurosh dhe financimit të bujqësisë. Franca një nga përfitueset kryesore në këtë fushë kundërshton shkurtimin e buxhetit për fermerët evropianë.
Në ditën e parë të takimit vendet anëtare janë marrë vesh për shtyrjen e afatit të miratimit të kushtetutës evropiane. Sumë vende evropiane kanë shtyrë referendumet pas jo-së franceze e hollandeze.
XS
SM
MD
LG