Ndërlidhjet

UASHINGTON


Egjipti duhet të bëjë më shumë reforma për të çuar përpara demokracinë në vend, pasi lejimi i zgjedhjeve presidenciale me shumë kandidatë nuk është i mjaftueshëm, ka deklaruar sekretarja amerikane e shtetit Condolezza Rice.
Rice fillon sot një turne në Lindjen e Mesme, që përfshin Izraelin, Bregun Perëndimor, Jordaninë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite. Ajo e ka cilësuar kohën si tepër të përshtatshme, duke pasur parasysh zhvillimet demokratike në rajon.
"Ka pasur zgjedhje demokratike në Liban dhe territoret palestinezi, fillimi i reformave kushtetuese në Egjipt si dhe zgjedhjet lokale në Arabinë Saudite, ku shpresojmë që në votimet e ardhshme gratë të kenë të drejtë vote, ashtu siç ndodhi në Kuvajt", tha Rice para fillimit të turneut në Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG