Ndërlidhjet

TEHERAN


Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei i ka cilësuar zgjedhjet presidenciale në Iran si fitore ndaj asaj që ai i quajti "gënjeshtra dhe mashtrime" të presidentit amerikan George Bush.
Vërejtjet e Khameneit pasuan njoftimin e Komisionit Zgjedhor të Ministrisë së Brendshme, i cili tha se në zgjedhje dolën 55% e votuesve.
Presidenti Bush ka deklaruar se zgjedhjet në Iran i kanë injoruar "standardet themelore të demokracisë".
Në rrethin e dytë të zgjedhjeve do të garojnë ish presidenti Hashemi Akbar Rafsanxhani dhe kryebashkiaku i Teheranit Mahmoud Ahmadinejad.
XS
SM
MD
LG