Ndërlidhjet

JERUSALEM


"Izraeli dhe palestinezët janë dakorduar që t'i shkatërrojnë shtëpitë në vendbanimet hebreje në Gaza, dhe të koordinojnë plotësisht tërheqjen e planifikuar të Izraelit, në gusht", tha sot sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice. Këto komente ajo i bëri pas takimit në Jerusalem, me kryeministrin izraelit, Ariel Sharon. "Izraeli dhe Autoriteti palestinez pajtohen se shtëpitë e kolonëve në Gaza duhet të hiqen. Të dyja palët do të hartojnë plane për shkatërrimin e këtyre shtëpive, dhe në këtë proces do të asistojë edhe i dërguari i posaçëm amerikan, James Wolfensohn", tha Rice.
Ajo e cilësoi marrëveshjen si hap shumë të rëndësishëm për të dyja palët. "Duhet të ndalemi për një moment dhe të pranojmë se ky është një hap inkurajues, por edhe i vështirë për kryeministrin izraelit dhe qeverinë e tij, një hap përpara për popullin izraelit, por edhe për popullin palestinez, në krijimin e kushteve për një shtet të pavarur, të qëndrueshëm e demokratik", tha Rice.
Kryediplomatja amerikane është është takuar dje në Bregun Perëndimor, me liderin palestinez, Mahmoud Abbas.
Ajo do të vazhdojë turneun në Lindjen e Mesme, me vizitat në Jordani, Egjipt dhe Arabinë Saudite, para se të udhëtojë për në Bruksel, ku do të marrë pjesë në një takim ndërkombëtar për rindërtimin e Irakut.
XS
SM
MD
LG