Ndërlidhjet

BEOGRAD


Zyra e presidentit të Serbisë tha sot se Boris Tadiq do të marrë pjesë në 10-vjetorin e masakrës së Srebrenicës.
Tubimi përkujtimor për 8 mijë boshnjakët e vrarë në vitin 1995, do të mbahet më 11 korrik në qytezën Potoçari, afër Srebrenicës.
Disa gra, djemtë dhe burrat e të cilave janë vrarë në këtë masakër, kanë thënë se Tadiqi dhe zyrtarët tjerë serbë nuk janë të mirëseardhur derisa ish-lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, dhe ish-komandanti i forcave serbe Ratko Mlladiq, nuk nxirren para drejtësisë.
XS
SM
MD
LG