Ndërlidhjet

PRISHTINË


Qeveria e Kosovës ka miratuar sot një dokument të plotësuar mbi reformën e pushtetit lokal, i cili do t’i paraqitet më pas Kuvendit, me çka, sipas ministrit të pushtetit lokal, Lutfi Haziri, është ruajtur konsensusi në proces, që ka qenë kërkesa kryesore e opozitës. Ministri Haziri tha se është i gatshëm të fillojë implementimin e pilot-projekteve pas miratimit në Kuvend.
"Reformat do të shkojnë brenda parlamentit dhe jam i lumtur që kjo ministri ka arritur të kompletojë dokumentin në tërësi dhe të ecë drejt asaj që e kemi quajtur konsensus i domosdoshëm në proces", tha Haziri.
Ai tha më tutje se dokumenti i miratuar sot nga qeveria ka adoptuar rekomandimet e grupeve parlamentare dhe deputetëve.
"34 rekomandime janë përfshirë, shumica prej tyre në dokumentin kryesor të përbashkët mbi reformën e qeverisjes lokale, përfshirë edhe rolin e parlamentit përmes një komisioni ad-hoc i cili do ta mbështesë, apo, po të doni, do ta kontrollojë procesin në kuptimin politik", bëri të ditur Haziri.
XS
SM
MD
LG