Ndërlidhjet

JERUSALEM


"Izraeli do t'i dorëzojë brenda dy javësh qytetet Qalqilya dhe Bethlehem të Bregut Perëndimor", i ka thënë sot kryeministri Ariel Sharon, liderit palestinez, Mahmoud Abbas.
Në samitin e tyre në Jerusalem, Sharon ka thënë gjithashtu se palestinezët mund të fillojnë planifikimin e aeroportit dhe ndërtimin e limanit në Rripin e Gazës.
Izraeli do t'i lejojë edhe 26 mijë punëtorë tjerë palestinezë dhe 13 mijë tregtarë që të punojnë brenda "Vijës së Gjelbërt" që e ndan atë nga Bregu Perëndimor.
Të gjitha këto masa do të varen nga veprimet e Abbasit kundër militantëve, thanë zyrtarët izraelitë.
XS
SM
MD
LG