Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

BRUKSEL


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ofi annan tha se irakienët e kanë mbështetjen e botës në përpjekjet e tyre për ta rindërtuar vendin.
Annan foli në Konferencën Ndërkombëtare në Bruksel, e cila ka për qëllim të shfaqë solidaritetin ndaj Irakut, dhe t'i dëgjojë planet e Bagdadit për rindërtimin e vendit.
"Bashkësia ndërkombëtare e mbështet qeverinë dhe popullin e Irakut, dhe ne jemi të përcaktuar se rindërtimi i Irakut duhet të ketë sukes, ashtu siç kemi nënvizuar në rezolutën 1546 të Këshillit të Sigurimit", tha Annan.
Në konferencë marrin pjesë më shumë se 80 ministra të jashtëm dhe zyrtarë, ndër të cilët edhe Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice.
XS
SM
MD
LG