Ndërlidhjet

BRUKSEL


Në një fjalim që mbajti në Parlamentin Evropian kryeministri i Britanisë, Tony Blair, deklaroi se vendi i tij kur të marrë presidencën e BE-së do të luftojë për modenizimin ekonomik dhe për zgjerimin e mëtejshëm.
"Tani, pas rreth 50 vitesh ne duhet të rinovohemi. Nuk duhet të kemi turp. Të gjitha institucionet duhet ta bëjnë këtë. Dhe ne mundemi, por vetëm nëse i qendrojmë besnikë idealeve evropiane në të cilat besojmë në këtë botë moderne ku jetojmë sot", deklaroi Blair. Më tej ai ka shtuar se "Çfarë lloj modeli social është ky që ka 20 milionë të papunë në gjithë Evropën, që ka shifrat e prodhimit më të ulëta se ato të Shteteve të Bashkuara, që lejon të kemi më pak shkencëtarë se India, dhe që lejon që të ulen shifrat e studiuesve, kërkimeve, zhvillimit, patentave dhe të teknologjisë informative?"
Sipas kryeministrit britanik modernizimi duhet të shoqërohet me zgjerimin e vazhdueshëm të BE-së.
Britania do ta marrë drejtimin në një periudhë kritike për BE-në, pas refuzimit të kushtetutës në dy referendume dhe pas debateve pa fund për buxhetin.
XS
SM
MD
LG