Ndërlidhjet

PRISHTINË


Sa më e lartë që të jetë shkalla e zbatimit të standardeve, aq më e lartë do të jetë shkalla e demokracisë në Kosovë, ka thënë sot kryeministri Bajram Kosumi, në ekspozenë e tij para Kuvendit, lidhur me zbatimin e standardeve. Duke plotësuar standardet, ne krijojmë institucione stabile dhe shtetin e Kosovës, tha Kosumi. Ai shtoi se në asnjë prej standardeve me prioritet nuk ka ngecje të tërësishme, dhe se të gjithat janë në rrugë të plotësimit. Kurse si sfida të procesit, Kosumi përmendi obstruksionet e Beogradit, që i bën përmes disa qarqeve të themeluara nga një pjesë e pakicës serbe në Kosovë.
Kjo ekspoze është shoqëruar dhe me një debat, ku ishin të përfshirë të gjitha grupet parlamentare.
XS
SM
MD
LG