Ndërlidhjet

STRASBURG


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, ka vlerësuar se KFOR-i bën punë të shkëlqyeshme në Kosovë.
Në konferencën për shtyp në selinë e Këshillit të Evropës në Strasburg, Scheffer deklaroi se është absolutisht i kënaqur me forcat e KFOR-it.
"Në Kosovë ka rreth 20 mijë ushtarë të KFOR-it. Ata e mbrojnë pakicën serbe dhe përpiqen të mundësojnë që pakica serbe dhe shumica shqiptare të jetojnë në harmoni. E di se është e punë e vështirë dhe e ndërlikuar, por KFOR-i është atje dhe po bën punë të shkëlqyeshme", tha Scheffer.
XS
SM
MD
LG