Ndërlidhjet

UASHINGTON


Kryeministri irakian, Ibrahim al-Jaafari, do të takohet sot në Shtëpinë e Bardhë, me presidentin amerikan, George Bush.
Al-Jaafari tha se do ta falenderojë liderin amerikan për mbështetjen në ndërtimin e një Iraku të ri.
Duke folur para reporterëve, ai tha se deri në gusht, Iraku do ta hartojë Kushtetutën, e cila, do të miratohet me referendum.
Ndërkaq, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, duke folur dje para një Komiteti të Senatit, ka refuzuar të përcaktonte kohën kur trupat e Shteteve të Bashkuara do të tërhiqen nga Iraku.
"Të mos ketë asnjë dyshim se nëse koalicioni tërhiqet nga Iraku para se forcat e sigurisë së atjeshme të jene të afta për ta marrë përgjegjësinë, ne do të përballemi një ditë me një regjim, ndoshta edhe më të rrezikshëm se sa i kaluari", ka thënë Rumsfeld.
Kurse sot në Bagdad, autoritetet thanë se ka shpërthyer një bombë që kishte për shënjestër konvojin e ushtrisë amerikane, por nuk është njoftuar për të vdekur.
XS
SM
MD
LG