Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

TEHERAN


Sot po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Iran.
Votuesit do të zgjedhin ndërmjet Akbar Hashemi Raf-sanxhanit, i cili ka qenë president në vitet 1989-1997, dhe Mahmoud Ahmedi-nexhadit, kryebashkiak i Teheranit.
Udhëheqësi suprem, Ayatollah Ali Khamenei, derisa po hidhte votën e tij sot, u bëri thirrje mbështetësve të të dy kandidatëve që të tregohen të civilizuar.
"Përkrahësit e dy kandidatëve më të vlerësuar duhet të përmbahen nga ndonjë veprim i dhunshëm kundër njëri-tjetrit", tha Khamenei.
Ndërkaq, Rafsanxhani, duke votuar në Teheran, parashikoi fitore kundrejt rivalit të tij, ndërsa theksoi se edhe humbja eventuale "nuk do të jetë problem për vendin".
Kurse, Ahmadi-nexhadi tha se nëse ai fiton, kjo do të jetë "fillim i një epoke të re" për Iranin.
XS
SM
MD
LG