Ndërlidhjet

UASHINGTON


Kryeministri irakian, Ibrahim al-Jaafari, do të takohet sot në Shtëpinë e Bardhë, me presidentin amerikan, George Bush.
Al-Jaafari ka thënë se do ta falenderojë liderin amerikan për mbështetjen në ndërtimin e një Iraku të ri.
Duke folur para reporterëve, ai tha se deri në gusht, Iraku do ta hartojë Kushtetutën, e cila, do të miratohet me referendum.
Ndërkaq, sot në Bagdad, autoritetet thanë se kanë shpërthyer dy bomba që kishin për shënjestër konvojin e ushtrisë amerikane, por nuk është njoftuar për të vdekur.
XS
SM
MD
LG