Ndërlidhjet

KAZAN/RUSI


Në Kazan të Tataristanit sot është inauguruar Xhamia më e madhe në Rusi. Presidenti tatar, Mintimer Shaimiev, tha gjatë ceremonisë që ngritja e xhamisë afër katedrales ortodokse ruse është simbol i diversitetit fetar.
"Xhamia e Kul Sherifit qëndron afër Katedrales ortodokse dhe kjo është e lidhur me aspiratat e shoqërisë multi-etnike në Tataristan që të jetojë në paqe dhe miqësi", tha Shaimiev.
Xhamia është ngritur në vendin e njëjtë ku gjatë shekullit të XVI-të, pushtimi rus e kishte shkatërruar ndërtesën antike.
Kul Sherifi ka qenë poet, diplomat dhe udhëheqës fetar i cili nderohet si hero kombëtar i tatarëve.
XS
SM
MD
LG