Ndërlidhjet

TEHERAN


Në Iran u zhvilluan votimet për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Ish presidenti Rafsanxhani po përballet me kryebashkiakun e Teheranit, Ahmadinexhad. Gjatë ditës Ministria e Brendshme e Iranit ka bërë të ditur se ka pasur parregullsi. Shirin Ebadi, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe fituese e çmimit Nobel për paqe, për radion "Evropa e Lirë" deklaroi:
"Për mua nuk përbën ndonjë dallim se kush do jetë fitues i zgjedhjeve të sotme, pasi nuk i vlerësoj këto zgjedhje si të lira."
XS
SM
MD
LG