Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

BEOGRAD


Politika 'standardet para statusit', e cila kërkohet në Kosovë, është vënë në shportën diplomatike të mbeturinave, sepse akterët ndërkombëtarë kanë kuptuar se për plotësimin e standardeve do të nevoiteshin dekada, ka deklaruar ish ambasadori amerikan në Beograd William Montgomery.
"Askush nuk është i gatshëm të presë aq gjatë", ka thënë Montgomery në editorialin e botuar në revistën Danas.
Sipas tij, disa njerëz, si Sekretari i Mbrojtjes Donald Rumsfeld, duan që forcat amerikane të largohen nga Ballkani, kurse të tjerët druajnë se shqiptarët e Kosovës mund të dëshpëroheshin me bashkësinë ndërkombëtare nëse vazhdon status-quo-ja.
Si zgjidhje të mundshme të statusit përfundimtar, Montgomery e ka theksuar pavarësinë e pakushtëzuar të Kosovës në kufijtë ekzistues, si dhe pavarësinë e kushtëzuar, në të cilën bashkësia ndërkombëtare do të kishte disa kompetenca.
XS
SM
MD
LG