Ndërlidhjet

PRISHTINË


"Shumë çështje në Kosovë nuk mund të zgjidhen tërësisht pa zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës", ka thënë sot zëvendësshefi i UNMIK-ut, Larry Rossin, në Ditën Ndërkombëtare në mbështetje të viktimave të torturës.
Këto komente zoti Rossin i bëri në shënimin e kësaj dite nga Qendra për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës me seli në Prishtinë, ku merrnin pjesë edhe shefi i misionit të OSBE-së, Verner Vnendt dhe zyrtarë tjerë ndërkombëtarë.
"Është me rëndësi për Kosovën që të arrijë statusin e saj përfundimtar, pasi ka shumë paqartësira dhe fusha të cilat nuk mund të zgjidhen plotësisht në këtë periudhë të paqartësive ligjore që kemi", tha zëvendësshefi i UNMIK-ut, Larry Rossin.
Ndërkaq, shefi i misionit të OSBE-së, Vnendt, tha se historia dhe ato që kanë ndodhur nuk duhet të harrohen, por duhet shëruar.
XS
SM
MD
LG