Ndërlidhjet

MOSUL


Të paktën 36 njerëz janë vrarë sot dhe 19 janë plagosur nga një seri sulmesh vetëvrasëse në qytetin verior Mosul.
Pesë punëtorë janë vrarë dhe 13 janë plagosur, nga një sulmues vetëvrasës afër një baze ushtarake në Irakun veriperëndimor.
Një zëdhënës i Ushtrisë amerikane tha se numri i të vdekurve është 16, por njoftimet nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.
Afër një stacioni të Policisë në Mosul, nga një sulmues tjetër vetëvrasës, janë vrarë 6 veta, 5 nga të cilët policë.
Po ashtu, afër spitalit kryesor në këtë qytet, një sulmues vetëvrasës ka hedhur veten në erë, duke vrarë 4 policë dhe plagosur 9 të tjerë.
Ndërkaq në Bagdad, derisa po shkonte në punë, është vrarë koloneli Riyad Abdelkarim, udhëheqës i lartë i policisë.
Kurse nga një shpërthim në kryeqytet, është vrarë një ushtar amerikan dhe dy të tjerë janë plagosur.
XS
SM
MD
LG