Ndërlidhjet

KABUL


Ministria e Mbrojtjes tha se trupat afgane, të mbështetura nga forcat e Shteteve të Bashkuara, kanë vrarë 178 luftëtarë talibanë dhe kanë arrestuar 80 të tjerë, në jug të Kandaharit.
Gjenerali Zahir Azimi, zëdhënës i ministrisë, tha sot se luftimet janë zhvilluar në Mia Nishin, dhe ato kanë filluar të hënën.
Operacion i përbashkët që ka përfunduar dje, ishte ndërmarrë, pasi kryengritësit kishin ekzekutuar publikisht 8 policë afganë.
Aktualisht, rreth 20 mijë trupa të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, janë në ndjekje të mbeturinave të regjimit taliban dhe aleatëve të tyre të Al-Qaida-s, në jug dhe juglindje të Afganistanit.
XS
SM
MD
LG