Ministri i Jashtëm i Serbisë dhe Malit të Zi, Vuk Drashkoviq, ka filluar një vizitë, siç thuhet, private në Kosovë, gjatë të cilës ai do të takohet në selinë e UNMIK-ut, me zëvendësin e parë të shefit të administratës ndërkombëtare, Larry Rossin.
Drashkoviq do të marrë pjesë në manifestimin e nesërm në Graçanicë, në 616 vjetorin e Betejës së Kosovës, ndërmjet popujve të Ballkanit dhe ushtrisë së Perandorisë Otomane.
Vizita e sotme e Ministrit të Jashtëm të Serbisë dhe Malit të Zi në Kosovë është e vizita e parë që prej përfundimit të luftës në Kosovë, dhe pason vizitën e kryetarit të Serbisë, Boris Tadiq, i cili në shkurt të këtij viti pati qëndruar në disa lokalitete të Kosovës të banuara me shumicë serbe.