Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

KAJRO


Ish-kryeministri irakian, Iyad Allawi, tha se vendi i tij nuk ka mosmarrëveshje me Sirinë dhe shpreson në përmirësimin e bashkëpunimit ndërkufitar.
Këto komente ai i bëri gjatë një konference me gazetarë, pas takimit në Kajro me presidentin egjiptian, Hosni Mubarak.
Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar irinë për dështim në parandalimin e kryengritësve që nga territori i saj të hyjnë në Irak.
Por Allawi tha se kryengritësit "nuk e bëjnë këtë me mbështetjen e qeverisë siriane".
"Iraku duhet të përmirësojë bashkëpunimin politik dhe ushtarak me Sirinë në mënyrë që të avansojë sigurinë ndërkufitare", tha Allawi.
XS
SM
MD
LG