Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ministri i Jashtëm i Serbisë dhe Malit të Zi, Vuk Drashkoviq, filloi sot një vizitë dyditëshe në Kosovë, e cila, nga UNMIK-u u cilësua private.
Në Prishtinë, derisa po hynte në selinë e UNMIK-ut për t'u takuar me zëvendëskryeadministratorin Larry Rossin, Drashkoviq është pritur me protesta.
Protestuesit kanë hedhur vezë dhe me këtë rast, policia ka arrestuar mbi 20 persona.
Deri në orën 21.00 është njoftuar se pasi janë mbajtur disa orë, janë liruar të gjithë të arrestuarit, me përjashtim të dy prej tyre.
Në mesin e të arrestuarve por që ndërkohë është liruar ishte edhe Albin Kurti, udhëheqës i Rrjetit Kosovar të Aksionit.
XS
SM
MD
LG