Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

LONDËR


Kryeministri irakian, Ibrahim al-Jaafari, tha se sot siguria në vendin e tij do të vendoset brenda dy vitesh.
Pas takimit në Londër me kryeministrin britanik, Tony Blair, al-Jaafari tha se dy vite do të jenë më shumë se sa të mjaftueshme për rivendosjen e sigurisë dhe stabilitetit.
Ndërkaq, Blair vlerësoi se rritja e numrit të sulmeve kundër civilëve në Irak është përgjigje e kryengritësve ndaj presionit të forcave irakiane dhe atyre të koalicionit.
"Kryeministri al-Jaafari me shpjegoi se një nga arsyet pse terroristët gjithnjë e më tepër po i sulmojnë civilët, është sepse tani po e ndjejnë presionin, jo vetëm nga forcat ndërkombëtare, por edhe nga forcat e sigurisë irakiane", tha Blair.
XS
SM
MD
LG