Ndërlidhjet

BRUKSEL


Një grup i zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, përfshirë edhe disa ministra, po qëndron për një vizitë në Bruksel. Ata janë takuar sot me Komisionerin për zgjerim të BE-së, Oli Rehn. Sipas zëdhënëses së Komisionit Evropian, qëllimi i takimit ka qenë që zyrtarët kosovarë të njoftohen me funksionimin e institucioneve të BE-së, përkatësisht të Komisionit Evropian.
Zoti Rehn i ka porositur qeveritarët nga Kosova që të rrisin angazhimin e tyre në përmbushjen e standardeve, në mënyrë që të sigurohet vazhdimi i procesit i cili do të çonte deri tek statusi i ardhshëm i Kosovës.
"Pavarësisht nga vështirësitë nëpër të cilat po kalon BE-ja, ne jemi të vendosur të mbajmë premtimin për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit", u ka thënë Rehn, zyrtarëve nga Kosova.
XS
SM
MD
LG