Ndërlidhjet

KABUL


Një zyrtar afgan tha se tre policë dhe një militant i dyshuar janë vrarë sot në një pritë ndaj automjetit të policisë në lindje të Afganistanit.
Guvernatori rajonal, Shah Mohammad Safi tha sot se në këtë sulm është plagosur edhe shefi lokal i policisë.
Nga zhvillimet tjera, zëdhënësi i presidentit Hamid Karzai, tha se pavarësisht nga sulmet e talibanëve, zgjedhjet parlamentare do të mbahen siç ishte parashikuar, në muajin shtator.
XS
SM
MD
LG