Ndërlidhjet

LUBJANË


Përfaqësuesit e vendeve anëtare të NATO-s dhe Rusia, janë mbledhur sot në Lubjanë, në konferencën mbi luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.
"Mund të ketë dallime në disa çështje, por ne jemi të bashkuar në luftën kundër terrorizmit", tha në hapje të konferencës, ministri i Jashtëm slloven, Dimitrij Rupel. Ekspertë ushtarakë dhe civilë të krizave nga 27 vendet e Këshillit NATO-Rusi, do të diskutojnë gjatë katër ditëve të konferencës, mbi masat anti-terror dhe kapacitetet individuale të shteteve.
Këshilli NATO-Rusi është themeluar në maj të vitit 2002 për nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet Aleancës dhe Rusisë, në fushat e interesit të përbashkët.
XS
SM
MD
LG