Ndërlidhjet

BAGDAD


Presidenti irakian, Jalal Talabani, tha sot se qeveria nuk ka kontakte me kryengritësit në Irak.
Ndërkaq, në veri të Bagdadit, nga shpërthimi i një automjeti bombë sot është vrarë anëtari më i vjetër i parlamentit irakian, Dhari Ali al-Fayadh, tre nga truprojet e tij dhe djali.
"Në mëngjes, kur sheiku ishte nisur nga shtëpia për në Asamblenë Kombëtare, një automjet me një nga terroristët shpërtheu, duke e vrarë atë dhe djalin", tregoi Eissa al-Musawi, i cili e kishte parë shpërthimin.
Kurse, rreth 75 kilometra në jug të Bagdadit, një sulmues vetëvrasës ka hedhur në erë veten, duke vrarë edhe tre njerëz tjerë.
Po ashtu sot, një ushtar amerikan është vrarë dhe një tjetër është plagosur, si pasojë e një sulmi vetëvrasës në Balad, në veri të kryeqytetit.
Kurse nga njëri prej tri automjeteve bombë në Bakuba, janë vrarë të paktën 5 veta dhe 9 të tjerë janë plagosur.
XS
SM
MD
LG