Ndërlidhjet

LUBJANË


Përfaqësuesit e vendeve anëtare të NATO-s dhe Rusia, janë mbledhur sot në Lubjanë, në konferencën mbi luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.
"Mund të ketë dallime në disa çështje, por ne jemi të bashkuar në luftën kundër terrorizmit", ka thënë në hapje të konferencës, ministri i Jashtëm slloven, Dimitrij Rupel. Ekspertët ushtarakë nga 27 vendet e Këshillit NATO-Rusi, do të diskutojnë gjatë katër ditëve të konferencës, mbi masat anti-terror dhe kapacitetet individuale të shteteve.
XS
SM
MD
LG