Ndërlidhjet

PRISHTINË


Gjykata Komunale për Kundërvajtje vendosi sot që ta lirojë nga arresti, por jo edhe nga akuza, gazetarin e agjencisë "KosovaLive", Shaip Mustafa, kurse e shpalli të pafajshëm fotoreporterin e agjencisë "Kosovapress", Jahja Tmava.
“Unë kam qenë duke kryer punën time si gazetar dhe nuk është e vërtetë se kam manifestuar agresivitet e aq më pak t'i kem sulmuar fizikisht policët”, tha Mustafa, pas lirimit nga arresti.
Shaip Mustafa e Jahja Tmava, si dhe dy aktivistë të KAN-it, janë mbajtur mbrëmë në Njësinë e Paraburgimit në Prishtinë si të dyshuar për prishje të rendit publik dhe pengim të policisë në kryerjen e detyrës zyrtare.
Gjatë protestës së djeshme kundër vizitës në Kosovë të ministrit të Jashtëm të Unionit Serbi-Mali i Zi, Vuk Drashkoviq, policia ka arrestuar 21 persona, 17 nga të cilët i ka liruar pas disa orë ndalimi.
XS
SM
MD
LG