Ndërlidhjet

PRISHTINË


Familjarë, kolegë dhe personalitete nga institucionet e Kosovës, e përkujtuan sot në një akademi, gazetarin e "Botës Sot" Bardhyl Ajeti, i cili vdiq më 25 qershor në Milano të Italisë. Ajeti qe plagosur më 3 qershor në magjistralen Prishtinë-Gjilan nga persona ende të panjohur.
Duke folur për veprën e Bardhylit, akademik Mark Krasniqi i ka quajtur vrasësit e tij armiq të Kosovës dhe të fjalës së lirë.
“Ata individë, shpresojmë se janë vetëm individë, janë armiq të Kosovës, armiq tanët, ata njerëz janë kundër vetvetes dhe kundër popullit shqiptar”, ka thënë Krasniqi.
Deputetja në Kuvendin e Kosovës, Nekibe Kelmendi, ka vlerësuar se vdekja e Ajetit është humbje e madhe për gazetën "Bota sot".
“Ndoshta m'u trimëria e tij prej gazetari iu bë armiku më i madh, natyrisht prej radhëve të atyre, që nuk ia duan të mirën këtij populli dhe të atyre që në ccdo moment dëshirojnë të vrasin vëllezërit e vet”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG