Ndërlidhjet

MOSKË


Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Ivanov, pas takimit me presidentin uzbek Islam Karimov, tha se Rusia ka informacione të detajuara që trazirat e muajit të kaluar në Uzbekistan ishin planifikuar nga grupet e huaja, me qëllim të përmbytjes së pushtetit.
"Në fakt, ne e kemi ditur se si po përgatiteshin trazirat në Andixhon, ose të paktën disa nga elementet e planit. Është e qartë se në këto trazira ishte një lidhje e jashtme.
Kjo na ka ndihmuar të marrim qëndrim objektiv mbi atë që ka ndodhur atje dhe të shmangim vlerësimet e njëanshme të cilat kanë vetëm qëllime politike", tha Ivanov.
Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar nga Uzbekistani hetime të pavarura, për atë që ata e kanë cilësuar masakër të forcave qeveritare.
XS
SM
MD
LG