Ndërlidhjet

HETOHET ROLI I GREQISË NË MASAKRËN E SREBRENICËS


Independent

Greqia ka filluar një anketë për hetimin se në çfarë shkalle ka qenë e përfshirë në masakrën e Srebrenicës, më e rënda nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.
Sipas një prokurori athinas një hetim paraparak synon të gjejë se çfarë roli luajtën vullnetarët grekë në masakramin e 8 mijë burrave e djemve boshnjakë më 11 korrik të vitit 1995. Çdo lloj përfshirje e Greqisë në këtë krim do të jetë një problem serioz për Athinën.
Greqia ka qenë aleat i fuqishëm i Millosheviqit në luftërat e viteve '90 gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, por pavarësisht këtij fakti të njohur nuk është hetuar asnjëherë sa duhet prania e paraushtarakëve grekë që kanë luftuar së bashku me serbët e Bosnjës.
Roli i së ashtëquajturës Brigada e vullnetarëve grekë në Srebrenicë një periudhë kohe ka qenë shpesh në mediat greke, por veteranët e kësaj brigade duket se ranë në heshtje të plotë që nga krijimi i Gjykatës së Hagës e cila tash po gjykon edhe Sllobodan Millosheviqin.
Katër nga anëtarët e kësaj brigade janë dekoruar nga Radovan Karaxhiq brenda muajit që ra Srebrenica.
Në një raport të vitit 2002 të Qeverisë hollandeze, paqeruajtësit e së cilës ishin kritikuar ashpër për mosveprimin dhe lejimin e masakrës, thuhet se kjo njësia e vullnetarëve grekë ka ngritur flamurin grek në qytet, pas marrjes së tij nga serbët e Bosnjës. Në raport thuhet se ka video që dëshmojë se serbëve të Bosnjës, Greqia i ka dërguar anije më armë, në kundërshtim me sanksionet e kohës.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se ekzistojnë inçizime të bisedave mes njësisë së vullnetarëve grekë dhe Ratko Mlladiçit, i cili i ka thënë paraushtarakëve grekë që të ngrejnë flamurin e tyre në qytet për arsye propagandistike.
Hetimet mund të jenë një dush i ftohtë për Greqinë, e cila ka bërë shumë pak për të njohur mbështetjen greke në betejat më të këqija të nacionalizmit serb në vitet '90. Qeveria greke deri tani ka injoruar kërkesat për hetime të plota. Ministri grek i Drejtësisë javën e kaluar në përpjekje për t'i dalë përpara situatës ka thënë se ndoshta ka pasur pjesëmarrje të forcave greke në masakrën e Srebrenicës, po ata nuk kanë qenë anëtarë të forcave të rregullta të sigurisë. Sipas Takis Mikas, autorit të librit "Aleanca e pashenjtë: Greqia dhe Serbia e Millosheviqit" thotë se ajo që duket e pakuptueshme gjatë luftërave në Bosnjë apo Kosovë nuk është thjesht që Greqia ishte në anën e Millosheviqit, por që ishte në pjesën më të errët të Serbisë.
XS
SM
MD
LG