Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush, njoftoi sot se i ka ngrirë asestet e kompanive që besohet se ndihmojnë zhvillimin e armëve bërthamore, biologjike dhe kimike të Koresë së Veriut, Iranit, dhe Sirisë.
Udhëri ekzekutiv nuk specifikon shtete të caktuara, por në një aneks të tij, përmenden 3 entitete të lidhura me Korenë e Veriut, 4 me Iranin dhe një me Sirinë.
Dekreti i zotit Bush lëshohet në kuadër të masave të parapara në raportin e marsit të komisionit presidencial, në të cilin qenë kritikuar përpjekjet e zbulimit amerikan mbi armët e shkatërrimit në masë.
XS
SM
MD
LG