Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti kinez, Hi Jintao, kanë kritikuar Shtetet e Bashkuara, për përpjekje që të dominojnë në çështjet globale.
Në deklaratën e përbashkët të nënshkruar nga ta, sot në Moskë, thuhet se "shoqëria ndërkombëtare duhet t'i eliminojë përpjekjet për monopol dhe dominim në çështjet botërore".
Pas takimit me homologun kinez, Putin vlerësoi se marrëdhëniet e dy vendeve janë duke përparuar, sidomos në fushën ekonomike dhe atë të sigurisë.
"Mund të vlerësoj me kënaqësi se karakteri i marrëdhënieve tona na jep arsye të themi se Rusia dhe Kina kanë ndërtuar një partneritet të vërtetë strategjik", tha Putin.
XS
SM
MD
LG