Ndërlidhjet

BAGDAD


Është raportuar për shumë të vrarë në sulmet e sotme në Irak.
Nga shpërthimi i një automjeti bombë afër zyrave të partisë së kryeministrit, Ibrahim al-Jaafari, është vrarë një person dhe disa të tjerë janë plagosur. Kryeministri nuk ishte në zyrë në momentin e shpërthimit.
Po sot, persona të armatosur kanë vrarë një klerik shiit të Bagdadit, i cili ishte përfaqësues i udhëheqësit shpirtëror, Ayatollah Ali al-Sistani, në kryeqytet.
XS
SM
MD
LG