Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

MOSKË


Rusia dhe Kina lëshuan sot një deklaratë kritike ndaj Shteteve të Bashkuara dhe shteteve që përpiqen të dominojnë në çështjet globale.
Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai kinez Hu Jintao, nënshkruan një deklaratë të përbashkët në Moskë, në të cilën thuhet se "shoqëria ndërkombëtare duhet vetvetiu t'i eliminojë përpjekjet për monopol dhe dominim në çështjet botërore".
"Deklarata reflekton qasjen e përbashkët të Rusisë dhe Kinës në çështjet themelore të politikës globale. Ne mendojmë se marrëdhëniet e partneritetit ndërmjet Rusisë dhe Kinës janë të rëndësishme, për të dy vendet dhe për tërë botën", tha Putin, pas takimit me homologun kinez, Jintao.
XS
SM
MD
LG