Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zyra e SHBA-ve në Prishtinë përmes një komunikate ka dënuar fuqishëm sulmet e mbrëmshme me bomba të drejtuara kundër institucioneve ndërkombetare dhe kosovare. "Njerëzit që kryejnë këto akte të dhunës janë kundër qëllimeve për arritjen e të cilave shumica e kosovarëve janë duke punuar aq shumë. As populli i Kosovës e as bashkësia ndërkombetare nuk do të lejojnë që aktet e terrorizmit të na shmangin nga puna e rëndësishme që kemi përpara", thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra Amerikane në Prishtinë. Ndërkaq, në një komuniaktë tjetër të Zyrës Britanike në Prishtinë thuhet se në Evropë nuk është normale që të shprehen mendimet dhe ndjenjat me shpërthime. “I vetmi efekt i këtyre incidenteve është demtimi i imazhit dhe interesave të Kosovës dhe demonstrojnë marrëzinë e atyre që janë përgjegjës”, ka thënë në një komunikatë shefi i Zyrës Britanike, Mark Dikinson.
Kwto reagime kanw ardhur pas atyre tw institucioneve vendore dhe UNMIK-ut e OSBE-sw qw kanw dwnuar pa kusht sulmet.
XS
SM
MD
LG