Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, arrin sot pasdite për një vizitë tri ditëshe në Kosovë. Ajo do të takohet me qytetarë, zyrtarë të qeverisë, liderë politikë, përfaqësues të shoqërisë civile, gazetarë dhe diplomatë nga qarqe të ndryshme.
Ish-Sekretarja e Shtetit, aktualisht shefe e Institutit Kombëtar Demokratik, e viziton Kosovën për herë të dytë, me qëllim që, siç është shprehur ajo, "të shohë se si është rritur dhe ndryshuar Kosova”.
Përfaqësues të NDI-së kanë thënë se zonja Albright po e viziton Kosovën në një moment kritik, dhe me këtë do të përforcohet mbështetja e vazhdueshme për përpjekjet në avansimin e vlerave të demokracisë dhe tolerancës.
XS
SM
MD
LG