Ndërlidhjet

PRISHTINË


Sot në orët e mëngjesit në Zubin Potok është sulmuar selia e Partisë Demokratike Serbe të Kosovës, e cila drejtohet nga ministri i kthimit, Sllavisha Petkoviq.
Policia thotë se nuk ka pasur pasoja në njerëz, ndërkohë që dëmet materiale janë të mëdha.
Zëdhënësi rajonal i policisë së UNMIK-ut, Larry Miller, ka thënë për Radion "Evropa e Lirë" se përveç dëmeve materiale nuk ka pasoja në njerëz, derisa motivi i sulmit ende nuk është i qartë.
Partia Demokratike Serbe për Kosovën, e themeluar para 10 ditësh, është e para parti e serbëve e krijuar dhe e regjistruar në Kosovë, derisa të tjerat janë degë të partive nga Serbia.
XS
SM
MD
LG