Ndërlidhjet

PRISHTINË


I dërguari i posaçëm i Kofi Annanit për vlerësimin e standardeve në Kosovë, Kai Eide, sot është takuar me qytetarë shqiptarë të Mitrovicës. Ata i kanë thënë zotit Eide se angazhohen për një Mitrovicë të lirë, unike dhe për kthimin e të gjithë personave të zhvendosur në shtëpitë dhe pronat e tyre, pa marrë parasysh përkatësinë etnike.
I dërguari i Annanit sot e ka vizituar edhe qytetin e Pejës, ku është takuar me përfaqësuesit e shoqatave të dalura nga ish-UÇK-ja, të cilëve u kërkuar që të luajnë një rol konstruktiv për krijimin e kushteve më të mira për jetë, pavarësisht nga përkatësia etnike.
Kurse, serbët e fshatit Bellopojë, i janë ankuar zotit Eide për kushtet e vështira të jetesës.
XS
SM
MD
LG