Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

LONDËR


Presidenti amerikan, George Bush, e ka përjashtuar mundësinë për ndonjë marrëveshje të re mbi ndryshimin klimatik, para samitit të Grupit 8 që fillon nesër në Skoci.
Zoti Bush ka thënë se ndryshimi klimatik është një problem serioz, por që Uashingtoni nuk do të nënshkruajë marrëveshje si Traktati i Kiotos, sepse kjo e dëmton ekonominë amerikane.
"Besoj se ndryshimi klimatik është çështje afatgjate me të cilën duhet të merremi. Dhe kjo është arsyeja që qeveria ime merret me këtë problem", tha Bush.
Në Edinburg ndërkaq, policia skoceze është përleshur sot me protestuesit, afër vendit ku do të mbahet samiti.
Njoftohet se janë lënduar rreth 20 policë dhe protestues.
XS
SM
MD
LG