Ndërlidhjet

GJILAN


Sot në Gjilan është varrosur gazetari i të përditshmes “Bota Sot”, Bardhyl Ajeti. Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë mijëra qytetarë, miq të të ndjerit, e personalitete të jetës shoqërore.
Familjen Ajeti me këtë rast, e kanë ngushëlluar përfaqësues të institucioneve qendrore dhe atyre lokale. Sali Cacaj, këshilltari i presidentit të Kosovës, ka lexuar para të pranishmëve një telegram të presidentit Rugova. Gazetari Bardhyl Ajeti, më 3 qershor ishte qëlluar për vdekje nga persona deri tash të panjohur, afër fshatit Bresalc, në magjistralen Prishtinë-Gjilan.
XS
SM
MD
LG