Ndërlidhjet

TEHERAN


Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Ali Agamohammadi, i ka mohuar sot njoftimet për dorëheqjen e kryenegociatorit iranian të programeve bërthamore, Hassan Rowhani.
Reagimi ka pasuar njoftimin e agjencisë zyrtare IRNA, sipas të cilës, Rowhani ia ka dërguar letrën e dorëheqjes presidentit Mohammad Khatami.
Mediat iraniane kanë thënë kohëve të fundit se Rowhani do të japë dorëheqje pas fitores së Mohmoud Ahmadinejadit në zgjedhjet presidenciale në Iran.
XS
SM
MD
LG