Ndërlidhjet

SINGAPOR


Londra është qyteti ku do të mbahen Lojërat Olimpike Verore 2012.
Kryeqyteti britanik në të cilin këto Lojëra janë mbajtur edhe në vitin 1908 dhe 1948, e mundi Parisin në votimin final të Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, në Singapor.
Presidenti i Komitetit, Jacques Rogge, e shpalli fituesin, pas eliminimit të Nju Jorkut, Moskës dhe Madridit, në votimet paraprake.
"Komiteti Ndërkombëtar Olimpik ka nderin të njoftojë se lojërat e Olimpiadës së 30-të në vitin 2012, do të mbahen në Londër", tha zoti Rogge.
XS
SM
MD
LG