Ndërlidhjet

VJENË


"Rezultati i votimeve tregon qartë se Partia Demokratike ka fituar", tha lideri i kësaj partie, Sali Berisha, në intervistën që sot e botoi e përditshmja vjeneze, Prese. Ai mëtutje u shpreh se, për fat të keq, nuk ekziston qëndrim korrekt, pasi qeveria socialiste ka bërë çdo gjë të mundshme për të penguar që opozita të fitoj në zgjedhjet në Shqipëri. Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha paralajmëroi se qeveria e tij do të jetë qeveri e koalicionit e përbërë edhe nga republikanët dhe demokratët e rinjë. Në këtë intervistë për të përditshmen Prese, zoti Berisha foli edhe për Kosovën. Ai tha se "i ftojmë të gjithë shqiptarët që ti respektojnë të drejtat e serbëve dhe të pakicave të tjera në Kosovë, si një parakusht për paqe dhe stabilitet në rajon". Ai mëtutje tha se gjatë gjetjes së zgjidhjes për statusin e Kosovës do të duhej që të gjithë kufijtë e tashëm të Ballkanit, e në këtë kuadër edhe kufijtë aktualë të Kosovës, të pranohen, e pastaj të shkohet kah zgjidhja në drejtim të pavarësisë".
XS
SM
MD
LG