Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, ka kërkuar sot nga autoritetet që ta zgjidhin "sa më shpejtë", rastin e tre amerikanëve me origjinë nga Kosova, trupat e të cilëve u gjetën në varrezat masive. Në një kumtesë, ambasadori Majkël Polt kërkon që "pavarësisht se ku do të mund të çonin dëshmitë, autorët e këtij akti kriminal duhet të ndiqen penalisht, të arrihet drejtësia dhe rasti të mbyllet". Në këtë kumtesë, mëtutje thuhet se vëllëzërit Ylli, Mehmet dhe Agron Bytyçi "para gjashtë vitesh janë ekzektuar në mënyrë brutale në Serbi". Nëpërmjet të kësaj kumtese, zoti Polt ka theksuar se përkundër hetimeve ende nuk janë bërë akuza lidhur me këtë rast.
XS
SM
MD
LG