Ndërlidhjet

MITROVICË


Tre fëmijë të moshës prej 2 deri 4 vjeçare janë mbytur aksidentalisht, derisa po luanin në afërsi të një grope zhavorri të mbushur me ujë në fshatin Çabër, konfirmoi sot policia në Mitrovicë.
“Fëmijët ishin duke luajtur afër një grope uji të gjerë 3-4 metra, dhe kanë rënë në thellësi të saj", tha zëdhënësi i policisë së UNMIK-ut në Mitrovicë, Larry Miller, duke shtuar se dy nga fëmijët janë motër e vëlla, ndërsa i treti, kushëri i tyre.
Përfaqësuesi i fshatit Çabër, Agim Hasani, ka thënë se vdekja e fëmijëve ishte aksidentale dhe pa ndonjë prapavijë.
XS
SM
MD
LG