Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

LONDËR


Kryeministri britanik, Tony Blair, ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë, me qëllim të diskutimit të masave pas sulmeve terroriste, që lanë të paktën 50 të vdekur dhe mbi 700 të plagosur.
Gazetat e sotme kanë botuar në ballinat e tyre fotografinë e 20 vjeçares muslimane, Shahara Islam, e zhdukur që nga shpërthimet e së enjtes, duke theksuar se sulmet terroriste nuk ishin të drejtuara vetëm ndaj të krishterëve.
Ndërkohë që Policia po vazhdon të kërkojë të dhëna për të përcaktuar se kush ishte përgjegjës, mbretëresha Elizabetë u ka dërguar një mesazh sfidues autorëve të sulmit.
"Ata që i kanë kryer këto akte brutale kundër njerëzve të pafajshëm, duhet ta dijnë se nuk do ta ndryshojnë mënyrën tonë të jetës. Krimet si këto vetëm sa na e forcojnë sensin e përbashkët, humanitetin dhe besimin në sundimin e ligjit", ka thënë Mbretëresha.
Nga ana tjetër, një grup që ka lidhje me Al-Qaida-n, përmes një deklarate të botuar në internet, e ka marrë përgjegjësinë për sulmet.
"Brigadat e Abu Hafs al-Masrit" është organizata e tretë që e merr përgjegjësinë për shpërthimet e sinkronizuara në metro dhe autobus.
XS
SM
MD
LG