Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, është nisur për një turne në Azinë Lindore. Ndalesa e parë e saj do të jetë Pekini, ku nesër do të takohet me presidentin kinez, Hu Jintao dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Programi bërthamor i Koresë së Veriut pritet të jetë tema qendrore e bisedimeve.
Duke u nisur për në Kinë, zonja Rice tha se presidenti George Bush nuk ka përcaktuar afat të rifillimit të bisedimeve gjashtë palëshe me Penianin.
XS
SM
MD
LG